Pse nuk duhet ta humbisni vizitën në Panairin më të madh të bukurisë, Beauty Fair Albania
Pranvera sjell diell, harmoni, na ndryshon garderobën e produktet për kujdesin e lëkurës, e njëherazi na sjell zgjidhjen më efikase për kujdesin ndaj vetes!
“Beauty Fair Albania”, panairi më i madh i bukurisë në vend, vjen në sezonin e tij të gjashtë, në 3 data në Pallatin e Kongreseve, 26-27-28 Prill.
Duke vendosur standarte të padiskutueshme lidhur me kozmetikën dhe të bukurën, panairi i bukurisë ofron një gamë produktesh e zgjedhjesh që nga kujdesi për lëkurën, flokët e çdo gjë që definohet dhe përcaktohet nga eleganca dhe e bukura.
Për të gjashtin vit radhazi, 3 ditët e panairit rezervojnë mijëra qytetarë, klientë, vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit, duke dëshmuar se “Beauty Fair Albania” tashmë është destinacioni i preferuar i të gjithëve.
Çfarë e bën këtë panair zgjedhjen e parë të gjithë të apasionuarëve të kozmetikës, produkteve për kujdesin ndaj lëkurës, me larmishmërinë e produkteve për shëndetin e jo vetëm, është fakti se në 3 ditë do të gjeni çdo produkt të nevojshëm në çmime promocionale, ndryshe nga çdo ditë tjetër e vitit.
Me një larmishmëri organizimesh nga pjesa mikëpritëse për çdo vizitor deri në ambientin e brendshëm të Pallatit të Kongreseve, në 100-dra metra katror do të mund të gjeni brenda panairit më të madh të bukurisë në vend gjithë sa deri më tani e keni kërkuar!
Gjithashtu panairi do të japë edhe dy bursa të plota studimi për në Kolegjin Universitar Beder.
Ju e dini se ne cilet rrugë ju çojnë datat 26- 27- 29 Prill!