#Shqipëriajonë

Saranda dhe dy vendet që duhen provuar të paktën një herë në këtë qytet

Saranda dhe dy vendet që duhen provuar të paktën një

Saranda është një nga ato vende që megjithëse tranzicioni ia ka lodhur shpirtin, prapë mbetet një vend ku ndihesh mirë kur shkon.

Jo për t’mërzitur vlonjatët, por Saranda ka një heshtje fine, dhe shërbimin e ka rritur ndjeshëm për shkak të turizmit të huaj, ku në Sarandë e Ksamil dihet nga të gjitha të dhënat është numër një.

Saranda dhe dy vendet që duhen provuar të paktën një

Ka shumë vende në Sarandë, plot mbase që as nuk i di, por këtë vit kam zbuluar një hotel, dhe një restorant që do rikthehesha me dëshirën më të madhe.

Saranda dhe dy vendet që duhen provuar të paktën një

Quhet 'Hotel Buzë', emri të vjen pak i çuditshëm, ndoshta edhe provokues ose kushedi krejt teknik, meqë është buzë detit. Besoj se emri mund t’i ketë të gjitha bashkë ashtu si hoteli.

E para është një vend që sapo parkon makinën ndjen aromën e çajrave dhe rozmarinës apo levandës. Dikush ka mbjellë një kopsht në formatin kaos i organizuar. Pastaj sapo futesh në hotel vjen një erë e mirë bashkë me freskun. Dhomat janë perfekte dhe duke qenë një hotel i tipit Butik, nuk ka masë, nuk është i lirë, por as e lehtë për të gjetur vende.

Saranda dhe dy vendet që duhen provuar të paktën një

Unë u gjenda rastësisht për vete në fund të Majit, kur sezoni nuk kish nisur dhe çmimet ishin të buta, por për këdo që i ka mundësitë duhet të mos e lerë Buzën. Mëngjesi nuk është bufe, dhe mund të porositësh vezën siç e do, pancake, fruta.

Saranda dhe dy vendet që duhen provuar të paktën një

Saranda dhe dy vendet që duhen provuar të paktën një

Dreka është gjithashtu me pak e saktë.

Saranda dhe dy vendet që duhen provuar të paktën një

Nëse porosit një koktej apo xhin do shohësh kamarierin ose vetë pronarin e hotelit që këput mentet dhe rozmarinën në kopsht. Çfarë tipi!

Saranda dhe dy vendet që duhen provuar të paktën një

Deti është sigurisht në 'Buzë' të hotelit. Çdo gjë është e pastër dhe muzika është gjithmonë aq sa duhet volumi dhe zhanri. Nuk është për kalamaj, as për 21-vjeçarë, por për kë do një fundjavë të qetë duhet ta provojë, hotelin si rruazë në Sarandë.

Saranda dhe dy vendet që duhen provuar të paktën një

Për ata që duan të dalin, mua më thanë variante shumë, si 'Demi', 'Taverna Filipi' që ka peshk të freskët, një emër që s’e kujtoj, por për mua më e mira është 'Harmony'.

Saranda dhe dy vendet që duhen provuar të paktën një

Dreka dhe darka tek 'Harmony' që është edhe hotel gjithashtu, është fantastike. Pjatat e shefit të kuzhinës, që e ka pronën e vet, (pra nuk është se ai do ikë verën tjetër, e gjeni aty me pak fjalë), ndryshojnë tërë kohës dhe e kotë të them emra. Por më e mira është të shkosh e të thuash më sill ato më të mirat, ose na bëni të lumtur sot dhe ata do t’ju bëjnë. Shërbimi është gjithashtu perfekt.

Saranda dhe dy vendet që duhen provuar të paktën një

Në këto dy vende do kisha gjithnjë dëshirë të shkoja, dhe sigurisht në Sarandë në qytetin që të bën vetvetiu pak romantik.

Mira Kazhani

Saranda dhe dy vendet që duhen provuar të paktën njëSaranda dhe dy vendet që duhen provuar të paktën një