Stil jete

Shkencëtarët pretendojnë se kanë gjetur shenja jete në një planet tjetër

Shkencëtarët pretendojnë se kanë gjetur shenja jete në

Shkencëtarët kanë bërë një zbulim që mund të ndryshojë mënyrën si e kuptojmë universin: ata besojnë se kanë gjetur shenja të mundshme jete në një planet të largët jashtë sistemit tonë diellor.

Planeti quhet K2-18b dhe ndodhet rreth 120 vite dritë larg Tokës. Ai është rreth 2.5 herë më i madh se Toka dhe rrotullohet rreth një ylli të ftohtë të kuq, në një zonë që mund të mbështesë jetë – aty ku mund të ketë ujë të lëngshëm.

Në atmosferën e këtij planeti, shkencëtarët nga Universiteti i Cambridge kanë zbuluar përbërje kimike si sulfiti i dimetilit dhe disulfiti i dimetilit – molekula që në Tokë prodhohen vetëm nga organizma të gjallë, si fitoplanktoni dhe disa baktere.

Zbulimi është bërë falë teleskopit më të avancuar hapësinor, James Webb, i cili analizoi dritën që kalonte përmes atmosferës së K2-18b.

“Kjo është prova më e fortë deri më tani që mund të ketë jetë jashtëtokësore. Nëse gjithçka shkon mirë, brenda 1 ose 2 vitesh mund të kemi konfirmimin përfundimtar,” tha udhëheqësi i studimit.

Nëse këto sinjale vërtetohen, atëherë jeta në univers mund të mos jetë një rastësi e rrallë, por diçka shumë më e zakonshme se sa kemi menduar deri tani.