SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PS prezanton sot raportin e Këshillit të Mandateve
Monday 9 March 2026, 10:34
TiranaPost

Çështja e imunitetit të Belind Ballukut prej rreth tre muajsh ka dominuar debatin politik në vend, duke u kthyer shpesh në temën kryesore të seancave plenare të shoqëruara me tensione.
Sot, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste që nis në orën 10:00, pritet të prezantohet raporti i përgatitur nga Këshilli i Mandateve lidhur me kërkesën e SPAK. Kjo kërkesë, e depozituar më 16 dhjetor, ka të bëjë me heqjen e imunitetit parlamentar dhe më pas arrestimin e Ballukut.
Në këtë takim pritet të mbajë një fjalim edhe kryeministri Edi Rama.
Ndërkohë, në seancën plenare të 12 marsit pritet që raportet përkatëse të hidhen në votim në Kuvend. Po atë ditë, Partia Demokratike ka paralajmëruar edhe zhvillimin e një proteste.