Të gjitha kuzhinat e botës mbledhur në një vend në jug falë chef-ave me yje!

Kujdes! Ky shkrim nuk është për ty që ke neps. Fotot dhe përshkrimet e detajuara të pjatave janë tunduese. Mund të vijosh leximin vetëm nëse e ke në plan ta hapësh sezonin e plazhit së shpejti. Destinacioni është jugu dhe lokacioni Miamar. Aty ku janë bashkuar kuzhinat e gjithë botës dhe ku e meriton të paktën një darkë dinjitoze këtë verë.
Chef Loris Marinetto i ka përveshur mëngët që kur ka qenë 17 vjeç. Ka punuar me Alajmon ( Le Calandre) në Padova, në Francë në Port Palace Hotel Montecarlo, në Miami tek Casa Tua, në Brazil Copacabana Palace Rio… Tani e gjen tek Miamar në Livadh.
Besimi tek potenciali i zhvillimit të turizmit shqiptar, stafi bashkëpunues dhe kurioziteti i klientëve për risitë janë tre arsyet që e kanë sjellë në Shqipëri Lorisin, chef-in e pjatave të kripura.
Për të ‘kuruar’ pjatat e ëmbla në shije e estetikë, me vete ka marrë mikun e tij dhe bashkëpunëtorin Gregory Concin. Gregory është chef-i pastiçer i Miamar. 27 vjeçari ka punuar me emra të njohur të pastiçerisë italiane dhe boterorë si El Celler de Can Roca (Girona Spanjë), Casa Cacao Girona, Foix de Sarria Barcellona, Casa tua në Miami, Pastiçeria Veneto e Iginio Massari në Brescia.
Këto janë disa nga pjatat që ia vlen t`i provosh të paktën një herë në jetë.

Lima Saranda është versioni i Ceviches peruviane. Sashimi levreku dhe Tartar karkaleci viòle që marinohet me soja lime, vaj, kripë, piper. Shërbehet me një ekstrakt limoni, portokalleje dhe karote.

Ëmbëlsira Total Red është namelaka (krem djathi dhe çokollatë të bardhë me origjinë japoneze) sorbetto qershie home made, luleshtrydhe, kumbulla të kuqe të freskëta, peté krokante qershie dhe ajër hibiskus. Kjo është ëmbëlsirë glutenfree.

Amazzonia në formën e akullores me një mouse me banana, mango dhe frut pasioni, krokant me kakao, ganash arre kokosi dhe sorbetto ananasi homemade.

Mia’s Cheesecake ka rikrijuar formën e oktapodit, reren me krokantin biskote, xhel lime, sfungjerët e ngrënshëm dhe salcën me boronicë dhe yogurt për të sjellë idenë e detit me shkumë.

Latte e miele, mish qingji i gatuar në temperaturë të ulët, kërpudha dhe salcë me mjalt dhe qumësht.

Calabria spaghetti aglio olio peperoncino, n’duja dhe karkalec viòle krudo.

Diverxo risotto me tartuf, karkalec viòle dhe gru kakaoje.

Rosso passione ton krudo, qershi scalogno e marinuar dhe garum açiughe (vaj açiughe i koncentruar dhe filtruar).


Miamar e mban hapur derën e kuzhinës për më të mirët. Enzo di Pasquale nga Restoranti Aprudia është pjesë e guidës Michelin dhe do të jetë në Miamar më 12 korrik.
Kurse Piergiorgio Siviero, nga familja italiane Siviero e famshme prej 1915-ës, me 1 yll michelin dhe yll jeshil do të jetë në Miamar në gusht.
Dera është e hapur edhe për ty që me të drejtë po të shkon goja lëng.

*Hidhi një sy ambienteve dhe ç`të pret tjetër tek Miamar, veç pjatave me shije.