Stil jete

Të mërzitur se ju rikthyet sot rutinës? Ja kur nisin festat e fundvitit dhe sa do zgjasin për shkollat

Të mërzitur se ju rikthyet sot rutinës? Ja kur nisin festat e

Nxënësit, gjimnazistët dhe studentët mund ta kenë pasur të vështirë sot për t`u rikthyer në bankat e shkollave e universiteteve. Mbaruan festat e nëntorit, por nuk kanë mbaruar pushimet. Festat e dhjetorit janë përpara.

Të gjitha shkollat dhe gjimnazet do të nisin pushimet nga data 23 dhjetor dhe do të rikthehen në shkollë në 8 janar.
Universitetet pritet t`u bashkohen gjithashtu këtyre datave, por gjithsesi ato do të duhet t`i konfirmojnë vetë datat për shkak të pavarësisë në menaxhim.