Stil jete

Tim Cook zbulon ka 4 tiparet që kërkon te punonjësit e Apple

Tim Cook zbulon ka 4 tiparet që kërkon te punonjësit e Apple

Tim Cook nuk i kalon ditët duke shikuar rezyme, por në detyrën e tij 11-vjeçare si CEO i Apple, ai ka vendosur se çfarë duhet për të patur sukses në kompani.

Cook u tha të diplomuarve nga universiteti i Napolit, në Itali, se ai vuri re se suksesi i Apple varet nga kultura e kompanisë dhe nga të punësuarit që zgjidhen. Kompania zakonisht kërkon punonjës me katër aftësi të përbashkëta: aftësinë për të bashkëpunuar, kreativitetin, kuriozitetin dhe ekspertizën.

“Ka qenë një formulë shumë e mirë për ne,” tha ai, duke vënë në dukje se këto tipare kontribuojnë gjithashtu në një kulturë ambicioze, por mbështetëse në vendin e punës.

Ai tha se arsyeja pse bashkëpunimi është kaq i rëndësishëm është sepse ai kombinon të tria aftësitë e tjera.

“Ne kërkojmë njerëz që mendojnë ndryshe – që mund të shikojnë një problem dhe të mos përfshihen në dogmën se si ai problem është [zgjidhur] gjithmonë,” tha ai. “Është një klishe, por nuk ka pyetje të kota. Është e mahnitshme kur dikush fillon të bëjë pyetje siç do të bënte një fëmijë.”