Stil jete

U akuzua për nxitje të pedofilisë, Balenciaga e bën sërish

U akuzua për nxitje të pedofilisë, Balenciaga e bën

Balenciaga e bëri sërish dhe nuk mund të jetë kaq rastësi. Pasi fshiu fotot që nxisnin pedofilinë, në vazhdim të fushatës publicitare të çantave pranverë-verë 2023, Balenciaga vihet sërish në diskutim.

Në tavolinën e punës të aktores franceze Isabelle Huppert që pozon në zyrë duke mbajtur një Balenciaga, shfaqet emri i një artisti belg, puna e të cilit përfshin përshkrime të vegjëlve të tredhur.

Puna e piktorit belg Michael Borremans është e larmishme, por shpesh shfaq fëmijë. Seriali i tij 2017/2018, Zjarri nga Dielli, tregon një grup të vegjëlish, disa prej tyre me gjak në lëkurë…

U akuzua për nxitje të pedofilisë, Balenciaga e bën

U akuzua për nxitje të pedofilisë, Balenciaga e bën

Balenciaga nuk ka komentuar për librin e Borremans dhe as për mënyrën si ai hyri në fushatën e saj të Pranverës '23. Se rastësisht s`mund të jetë aty.

Balenciaga pretendon se nuk kishte kontroll mbi sfondin e fotove dhe padit kompaninë e prodhimit, por kërkon falje për 'mungesën e mbikëqyrjes'.

Balenciaga planifikon të ngrejë padi duke kërkuar 25 milionë dollarë dëmshpërblim për përdorimin e arushëve lejla në fushatë, simbol i pornografisë.