Ta thotë doktoreshë Silva

A funksionojnë vërtet maskat dhe letrat që shiten për heqjen e pikave të zeza nga fytyra?

A funksionojnë vërtet maskat dhe letrat që shiten për heqjen

Pikat e zeza jane pore të lëkurës të bllokuara si rezultat i grumbullimit të yndyrës, qelizave të vdekura dhe papastërtive të jashtme përfshi dhe make up. Ato janë më të dukshme kryesisht në zonën e hundës dhe pjesën e mollëzave rreth saj, ballë e mjekër. Alternativat për trajtimin e tyre që sugjerohen gjerësisht në rrjetet sociale janë letrat ngjitëse dhe maskat që hiqen kur thahen në formë shtrese. Këto produkte në fakt arrijnë të heqin vetëm pjesën sipërfaqësore të pikave të zeza ndaj ato shumë shpejt do të rishfaqen sërisht dhe në një pjesë të rastëve pas heqjes së tyre, poret do të duken më të zgjeruara se më parë e do të grumbullojnë më shumë papastërti. Po ajo që është më e rëndësishme është që një phesë e këtyre produkteve janë dermatologjikisht të pa studiuara e përmbajnë lëndë që mund të shkaktojnë alergji dhe më shpesh dermatit irritativ kontakti pasi përmbajnë lëndë ngjitëse (për të tërhequr pikat e zeza) të cilat nxisin inflamacionin dhe skuqjen e lëkurës. Këto produkte nuk janë të rekomanduara sidomos nësë keni plagë mbi lëkurën ku do të aplikohet, pore të dëmtuara, apo lëkurë sensitive dhe janë plotësisht të kundërindikuara në persona me rosacea, ekzemë apo psoriasis pasi përmbajnë lëndë agresive për këto raste (alkool, mentol etj).

Në vend të tyre rekomandohen produkte dermatologjikisht të testuara për të realizuar pastrimin dhe eksfolimin e lëkurës. Eksfolimi eliminon qelizat e vdekura dhe paerandalon në këtë mënyrë grumbullimin e tyre në pore. Pastrimi i mirë i lëkurës nga mbetjet e produkteve kozmetike në fund të ditës në mënyrë të rregullt mund t’ju ndihmoj në ngadalësimin e ridaljes së pikave të zeza të cilat në mënytrë më të thellë pastrhen nëpërmhet procedurave estetike profesionale.

Dr.Silvana Mishtaku

Mjeke Dermatologe-Venereologe

Klinika VIVIA, Spitali Amerikan 3

Email : [email protected]