Ta thotë doktoreshë Silva

Si të mbroni fëmijët nga rrezet e dëmshme në plazh: Këshilla që duhen ndjekur nga doktoreshë Silva

Si të mbroni fëmijët nga rrezet e dëmshme në plazh:

Rrezatimi Ultraviolet në plazh është i dëmshëm, kryesisht për fëmijët që kanë lëkurë edhe më të ndjeshme dhe për shkak se luajnë gjithë kohën në plazh, janë më të ekspzuar ndaj këtij rreziku. Mjekja dermatologe Silvana Mishtaku jep disa këshilla, duke qenë se riaplikimi disa herë i kremit mbrojtës të diellit tek fëmijët është më i vështirë: Ata nuk rrinë sa here duhet aplikuar kremi dhe futen e dalin shpesh herë nga uji.

Por çfarë duhet bërë? Lexoni këshillat e doktoreshës si më poshtë dhe shihni videon:

Keshilla praktike per mbrojtjen e femijeve ndaj rrezatimit UV gjate plazhit.
Duke qene se riaplikimi disa here gjate dites i kremit mbrojtes te diellit ne femijet e vegjel veshtiresohet (te levizshem-nuk rrine derisa tua aplikosh ne te gjithe trupin dhe fytyren, futen e dalin shpesh here ne uje), nje alternative praktike jane veshjet me filtra te larte mbrojtes-baby UV protection clothing (spf 30-50). Ju mund te perdorni veshje te tilla per te mbuluar siperfaqen me te madhe te trupit, dhe aplikim e riaplikim kremi mbrojtes ne siperfaqen e pambuluar. Do rekomandoja te keni 2 komplete te tilla per secilin femije, ne menyre qe te keni mundesi tua nderroni e te mos ti lini veshje te lageshta per kohe te gjate ne trup.
-Ne mungese te ketyre veshjeve te posatcme, te cilat mund ti gjeni jashte Shqipersie ose ti blini online, perdorni veshje me ngjyra te ndezura, material sintetik ( nylon ose poliester) dhe me fibra te thurura sa me dendur (pa vrima).
-Ekspozoni femijet pa krem dhe veshje mbrojtese per rreth 15-30 min ne mengjes ne intervalin kohor 7.00-10.00 dhe mbasdite nje ore para perendimit te diellit, per te nxitur sintezen e vitamines D
-Mbroni femijet nga djegia e lekures ne diell, per te minimizuar rriskun per kancer te lekures ne moshe adulte!
Dr. Silvana Mishtaku
Mjeke Dermatologe –Venereologe

Si të mbroni fëmijët nga rrezet e dëmshme në plazh:

Si të mbroni fëmijët nga rrezet e dëmshme në plazh: