Jeni në një klub, muzika buçet dhe dritat shkëlqejnë.
Ju shikoni te kabina e DJ por atje nuk ka njeri.
Pse? Se muzika po përpunohet nga Inteligjenca Artificiale.
Por a mundet një program kompjuterik të zëvendësojë ndonjëherë lidhjen e jetës reale mes një DJ dhe një turme?
Thënë me një fjalë, jo. Të paktën jo sipas mendimit të Nooriyah.
Ajo është një DJ 28-vjeçare që jeton në Londër. Luan në vende të ndryshme në mbarë botën, ndonjëherë në turma prej më shumë se 40,000 njerëz.
Programet e AI kanë qenë të disponueshme në industrinë e saj prej vitesh, duke rekomanduar që këngët të përzihen bazuar në ritmin e tyre.
Por nuk e kanë marrë ende punën e Nooriyah dhe ajo mendon se e di arsyen pse.
"Sepse mënyra se si unë lidhem me audiencën time është shumë e vështirë për t'u zëvendësuar," thotë ajo.
“Imagjinoni njerëz që këndojnë e kërcejnë të djersitur, por që shikojnë para vetes një robot, ose thjesht asgjë. Kur këta njerëz drejtojnë sytë nga mua she shikojnë që jam djersitur si ata, krijohet automatikisht lidhja intime mes nesh", thotë ajo.
Hannah Rose mësoi të luante si DJ gjatë izolimit dhe po punon për ta bërë atë burimin kryesor të të ardhurave.
"Për mua, biseda rreth AI në këtë fushë është shumë e vonuar," thotë ajo.
"Tashmë ekzistojnë të paktën 10 programe të ndryshme softuerike që bëjnë mix muzikën dhe mund të na lënë neve pa punë".
Ajo dëshiron të shohë një dialog më të mirë midis atyre në industrinë e muzikës dhe zhvilluesve të AI.
"Së pari, le të ngadalësojmë lëshimin e këtyre programeve të AI dhe të tatojmë zhvilluesit e software duke i investuar ato para në trajnimin e njerëzve që humbasin punën e tyre për shkak të AI."
Se edhe neve do përpiqen të na zëvendësojnë, lidhja që krijohet nuk është njësoj.