Apple do prodhojë iPhone 17 në Indi për herë të parë
Wednesday 20 August 2025, 11:08
TiranaPost

Për herë të parë në histori, të gjitha modelet e iPhone 17, përfshirë edhe versionet Pro, do të prodhohen në Indi dhe jo në Kinë.
Apple filloi prodhimin në Indi në vitin 2017 me iPhone SE dhe e rriti ndjeshëm në vitin 2021 falë mbështetjes së qeverisë Modi. Sot partneri kryesor i kompanisë është Tata Group, ndërsa në fabrika punon edhe Foxconn.
Ky vendim synon të ulë varësinë nga Kina dhe të shmangë kostot e larta nga tarifat amerikane. Lançimi i iPhone 17 pritet muajin e ardhshëm.