Apple Intelligence ngre shqetësime për privatësinë: Ekspertët paralajmërojnë përdoruesit e iPhone

Apple Intelligence, teknologjia më e re e inteligjencës artificiale e prezantuar nga Apple, po ngre shqetësime serioze për privatësinë e përdoruesve. Ky funksion, i cili është i disponueshëm vetëm për modelet më të fundit si iPhone 15 Pro/Max dhe iPhone 16, është krijuar për të përmirësuar përvojën e përdoruesit duke ofruar ndihmë të personalizuar në aplikacione të ndryshme.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se Apple Intelligence mund të mbledhë dhe analizojë të dhëna sensitive, përfshirë mënyrën se si përdoruesit i menaxhojnë aplikacionet bankare, të dhënat financiare dhe informacionet e vendndodhjes.
Si ta kufizoni Apple Intelligence në iPhone tuaj
Nëse dëshironi të shmangni rrezikun e ekspozimit të të dhënave tuaja sensitive, ndiqni këto hapa për të kufizuar aksesin e Apple Intelligence:
1. Hapni Settings në iPhone tuaj.
2. Klikoni mbi Apple Intelligence & Siri.
3. Shkoni te Apps dhe zgjidhni aplikacionet që dëshironi të kufizoni.
4. Çaktivizoni të gjitha opsionet,përfshirë:
• Learn from this App
• Show on Home Screen
• Suggest App
• Suggest Notifications