Disapora4Innovation, vizitë studimore në qendrat e transferimit të teknologjisë, në Venezia

Në kuadër të projektit “Diaspora4Innovation”, një grup akademikësh shqiptarë, rezidentë dhe nga diaspora, po zhvillojnë një vizitë studimore në Future Farming, një ngainfrastrukturat teknologjike më inovative të Europës, që bën lidhjen mes universiteteve dhe sektorit privat.

Kjo vizitë studimore, është propozuar dhe konceptuar nga akademikja e diasporës Prof. Asoc. Valentina Ndou, si një ndarje eksperiencash për akademikët e Diaspora4Innovation, për t’u njohur me projektet inovative dhe teknologjike të Future Farming dhe H-FARM. Akademikët do të ndajnë përvojat, praktikat e tyre dhe do të fitojnë njohuri të drejtpërdrejta mbi metoda dhe perspektiva bashkëkohore se si ndërlidhen qendrat kërkimore, industria dhe universitetet.

Përgjatë kësaj vizite, akademikët do të vizitojnë edhe H-FARM, një institut për edukimin universitar mbi sipërmarrjenbteknologjike dhe krijimin e startup-eve.
Projekti Diaspora4Innovation që u lançua zyrtarisht në maj2024, është konceptuar mbi tre shtylla kryesore: Diaspora akademike; Diaspora profesionale; Diaspora si urëpromovuese dhe lehtësuese e lidhjeve ndërkombëtare.

Diaspora4Innovation mbështetet nga projekti EU4Innovation, implementuar nga GIZ në Shqipëri, në bashkëpunim me GERMIN. Akademikë të Diasporës bashkëpunojnë me profesorë në 8 Universitete në Shqipëri, për të përmirësuar silabuset e lëndëve në programe të ndryshme studimore. Akademikët do të bashkëpunojnë edhe në publikime e kërkime shkencore, për programet e financuara nga BashkimiEvropian, si Horizon Europe.
Pjesëmarrës në këtë vizitë studimore janë akademikët: Dr.Irina Branko – Lektore dhe kërkuese shkencore në Fakultetine Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti Politeknik iTiranës; Dr. Blendi Shima – Lektor, Fakulteti i Ekonomisë, Instituti Kanadez i Teknologjisë; Gentjan Ulaj – Lektor, Fakulteti i Ekonomisë dhe Biznesit, Universiteti i New York-ut në Tiranë; Prof. As. Dr. Entelë Gavoçi – Dekane e eFakultetit të Inxhinierisë, në Institutin Kanadez të Teknologjisë; Prof. As. Dr Nihat Adar – Zëvendës rektor, përanën mësimore, në Institutin Kanadez i Teknologjisë; Prof. Dr. Blerta Dragusha, zv. Rektore për Kërkimin Shkencor, Universiteti i Shkodrës " Luigj Gurakuqi”; Dr. Vehap Kola, Lektor i Menaxhimit në Universitetin e New York-ut nëTiranë; Dr. Edmira Cakrani - Shefe e Departamentit të Shkencave Ekonomike dhe Financës, Western Balkans University; Prof. Asoc.Valentina Ndou –Universiteti iSalentos (Itali); Endrit Kromidha, Profesor i Asociuar iSipërmarrjes dhe Inovacionit në Universitetin e Birmingamit(Mbretëria e Bashkuar); Dr. Adelajda Matuka - Lektore/Kërkuese Shkencore, Departamenti i Ekonomisë, Universiteti i Bolonjës (Itali) dhe Dr. Lisana Berberi – Kërkuese Shkencore, Instituti Karlsruhe i Teknologjisë(Gjermani).
Projekti “Diaspora4Innovation” ka si qëllim aktivizimin e kapitalit intelektual të diasporës shqiptare - akademikë dheprofesionistë - për të ndikuar në zhvillimin ekonomik si dhekrijimin e një ekosistemi të ndërlidhur e të qendrueshëm inovacioni dhe sipërmarrjeje, në Shqipëri.