Tech

Instagram ndryshon rregullat! Video live vetëm për llogaritë me 1 mijë ose më shumë ndjekës

Instagram ndryshon rregullat! Video live vetëm për llogaritë me 1

Përdoruesit e Instagram duhet të kenë një llogari publike dhe minimalisht 1000 ndjekës që të kenë mundësinë e videove ‘live’. Deri më tani, çdokujt i lejohej që të përdorte opsionin ‘live’, pavarësisht numrit të ndjekësve apo statusit të llogarisë.

Ndryshimi është i dëmshëm për “creator”-ët që kanë më pak se 1000 ndjekës, por edhe përdoruesit e zakonshëm që realizonin video ‘live’ pa ndonjë arsye të veçantë.

Përdoruesit që nuk plotësojnë kriteret dhe përpiqen të realizojnë video ‘live’, do të shohin një lajmërim që u thotë se llogaria e tyre nuk mund të bëjë më video ‘Live’.

Përdoruesit po shprehin pakënaqësinë e tyre në rrjetet sociale dhe kërkojnë që ndryshimi të zhbëhet.

Edhe në TikTok, përdoruesit duhet të kenë të paktën 1000 ndjekës për të bërë video ‘live’. Në Youtube, kanalet duhet të kenë minimalisht 50 abonentë.