Mira Murati hap kompaninë e saj të AI dhe sqaron se çfarë ofron

“Thinking Machine Lab”, kështu e ka quajtur Mira Murati kompaninë e saj të Inteligjencës Artificiale. Prej disa muajsh nga largimi i saj prej Open AI, po diskutohej mundësia që Mira Murati të ishte duke hapur kompaninë e saj të AI.
Tani është fakt.
Kompania e saj ka bërë një deklaratë për shtyp ku sqaron edhe funksionin e saj në treg, që nuk është plotësisht i pavarur nga kompanitë e tjera.
Sipas sqarimit, “Thinking Machine Lab” është një kompani që do t`u shërbejë kompanive të tjera për t`u bërë më të kuptueshme dhe të aksesueshme për masën.
Ata zotohen se do të jetë transparentë vazhdimisht në kërkimet e tyre dhe në fakt duke pasur parasysh vështirësitë e njerëzve në përdorimin e AI, duket se është fiks nevoja për një shërbim të tillë.
Kompania e shqiptares Mira Murati premton se programet e ndryshme të Inteligjencës Artificiale me të cilat do të bashkëpunojë, do të jenë të personalizuara për çdo përdorues, për ta lehtësuar aksesimin në AI.