Tech

Nëse ke bërë plane për mesin e tetorit, anuloji! Nëse s’ke bërë, do t’i bësh sot

Nëse ke bërë plane për mesin e tetorit, anuloji! Nëse

Nëse ke bërë plane për mesin e tetorit, anuloji! Nëse s`ke bërë asnjë plan, do t`i bësh sot. Më 16-17 tetor në Piramidën e Tiranës do të shtrohet tapeti i kuq i teknologjisë dhe inovacionit. Aty do të zbresin yjet e kësaj fushe. Aty duhet të jesh edhe ti!

Je investitor, vizionar, ke një startup, një biznes apo thjesht interes për teknologjinë dhe inovacionin, mos mungo.

Për herë të parë në Shqipëri, “Plug and Play Tirana Expo”, mbështetur nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), në bashkëpunim me IDEMIA SMART IDENTITY by IN Groupe, Bashkia e Tiranës, Piramida, dhe Innovation Hub, përmes kësaj Expo bëhet ura lidhëse për bashkëpunime të mëdha që do të lindin.

Nëse ke bërë plane për mesin e tetorit, anuloji! Nëse

Çfarë të pret?

Dita e parë nis me ceremoni të madhe hapjeje, ku fjalë mirëseardhje do të mbajnë aktorët kryesorë të këtij eventi dhe Kryeministri i Shqipërisë.

Në Kubet e verdhë, portokalli dhe të gjelbër, vizitorët do të zhyten në diskutime të thelluara mbi investimet, teknologjitë emergjente dhe inovacionin që po ndryshon tregun: nga AI dhe cybersecurity te fintech dhe teknologjitë shëndetësore. Do të mund të ndiqni fireside chats me liderë investimesh, të zbuloni startup-et dhe të shikoni demo live që mund të revolucionarizojnë mënyrën si ne punojmë dhe jetojmë.

Nëse ke bërë plane për mesin e tetorit, anuloji! Nëse

Dita e dytë e Expo-s sjell panele mbi ADN-në e themeluesve, strategjitë e rritjes dhe bashkëpunime që mund të çojnë startup-et drejt suksesit global. Një tjetër element shumë i rëndësishëm do të jenë folësit, të cilët do të përfaqësojnë kompani prestigjioze si Apple, BBC, Air France, Bosch, Mastercard, Mercedes-Benz, Sweep, Startup Wise Guys, e shumë të tjerë. Arsimi dhe AI, diaspora dhe cybersecurity, të gjitha janë në axhendë, duke krijuar një ekosistem ku investitorët dhe sipërmarrësit mund të ndërtojnë rrjetin e ardhshëm të bashkëpunimeve të mëdha.

Nëse ke bërë plane për mesin e tetorit, anuloji! Nëse

Në këtë expo nuk mungojnë startup-et dhe kompanitë që do mund të ndryshojnë rregullat e lojës si: 3i Solutions, Alphatechs, Axiom Breach, atWork, Bliss, Dataplayer, Dialogo, Doll’App, DuaDok, EU Presence, RoaaDent, Infinitcode AI, InsectIntel, Kidsday, NEKOD, Patoko, POK, Synaps, T-Blocks, Wolf Technologies, XY CYBER. Secili prej tyre vjen me zgjidhje inovative që mund të transformojnë sektorë të tërë të punës së përditshme, të jetës, shëndetit.

Kjo është më shumë se një Expo. Kjo është mundësia për ta parë të ardhmen nga afër, për të marrë ide që mund të ndryshojnë biznesin tënd dhe për t`u lidhur me partnerët që po hedhin themelet e inovacionit në rajon.

Nëse do të jesh pjesë e historisë që po shkruhet tani në Tiranë, kjo është ngjarja që nuk mund ta humbasësh.

Merr biletën tënde falas në këtë link.