ONE Telecommunications dhe ALBtelecom bashkohen ligjërisht për t'u bërë ONE Albania

ONE Albania SHA, kompania e re e integruar u regjistrua me sukses në 1 janar, duke u bërë një nga aktorët më tërëndësishëm me rrjetet dhe shërbimet e saj në tregun shqiptar.
Pas blerjes historike të ALBtelecom dhe ONE Telecommunications vitin e kaluar nga kompania hungareze e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit 4iG Group, nismae bashkimit të këtyre dy kompanive arriti një hap tjetër tërëndësishëm ligjor. Bashkimi i ALBtelecom, ofruesit kryesor tëtelefonisë fikse, internetit dhe TV dhe ONE Telecommunications, operatorit të dytë celular, me rritjen më të shpejtë në treg, arritinë një prej fazave përfundimtare të procesit, duke krijuar ONE Albania, kompaninë e regjistruar në 1 janar.
“Ne jemi shumë entuziastë për të njoftuar bashkimin dheintegrimin ligjor të dy kompanive shumë të rëndësishme historiketë telekomunikacionit në Shqipëri, në një kohë kaq të shkurtërpër standardet e industrisë. Kjo shpejtësi e integrimit na lejon tëfokusohemi në ofrimin e një niveli më të lartë shërbimi përklientët tanë.” – tha Robert Budafoki, Zëvendëspresident i 4iG International. “Qëllimi i ONE Albania është të shndërrohet nëkompaninë lider në inovacion dhe teknologjinë e informacionitdhe komunikimit në Shqipëri dhe një lojtar kyç në digjitalizimin e ekonomisë vendase.”
Viti 2023 nisi me një hap ligjor të integrimit me një emër të ri, ONE Albania. Kompania e kombinuar trashëgon rrjetin më tëmadh fiks nga operatori aktual dhe një rrjet me cilësi të lartë tëoperatorit celular, me rritjen më të shpejtë. Grupi 4iG emëroiekipin e përbashkët drejtues të kompanisë në fund të korrikut2022 dhe lançoi produktin e parë të kombinuar më 1 shtator2022. Sikurse është lajmëruar më parë, Emil Georgakiev do tëdrejtojë kompaninë ONE Albania, në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv.

“Bashkimi ligjor është një moment historik i rëndësishëm nërrugën që të çon drejt një kompanie të integruar të teknologjisësë informacionit dhe komunikimit që ofron gjithçka, ngashërbimet fikse e deri tek ato celulare. E vetmja gjë që klientëttanë mund të marrin nga ky proces është përvoja më e mirë përta,” – tha Emil Georgakiev, CEO i ONE Albania.
Si një ofrues mbarëkombëtar i katër produkteve (4P), ONE Albania do të sjellë një gamë të gjerë shërbimesh në tregun e telekomunikacionit. Gjithashtu, kompania synon të jetë lider nëtregun e shërbimeve të teknologjisë së informacionit dhekomunikimit në Shqipëri.