Tech

OpenAI do të lejojë përmbajtje erotike për përdoruesit e verifikuar

OpenAI do të lejojë përmbajtje erotike për përdoruesit

Platforma e njohur e inteligjencës artificiale, ChatGPT, pritet të ofrojë një gamë më të gjerë përmbajtjesh, përfshirë edhe erotikë, për përdoruesit e rritur që kanë verifikuar moshën. Lajmi u konfirmua nga drejtuesi i kompanisë, Sam Altman, i cili tha se ky ndryshim është pjesë e strategjisë për të “trajtuar përdoruesit e rritur si të tillë”.

Në një postim në platformën X të martën, Altman sqaroi se versionet e ardhshme të ChatGPT do të sillen në mënyrë më “njerëzore” - vetëm nëse përdoruesi dëshiron këtë, jo për të rritur përdorimin me çdo kusht.

Ai shtoi se sistemi i verifikimit të moshës do të zgjerohet ndjeshëm në dhjetor, duke i hapur rrugë këtyre ndryshimeve. Megjithatë, avokatja Jenny Kim nga firma ligjore Boies Schiller Flexner ngriti dyshime mbi efektivitetin e këtij sistemi, duke deklaruar: “Nuk kemi ende asnjë garanci që kontrolli i moshës do të funksionojë siç duhet.”

Kim është gjithashtu e përfshirë në një padi kundër Meta Platforms, ku pretendohet se algoritmi i Instagram dëmton shëndetin mendor të adoleshentëve.