Tech

Si Barron Trump mund të 'shpëtojë' TikTok-un në SHBA

Si Barron Trump mund të 'shpëtojë' TikTok-un në

Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha të hënën se TikTok ka një “vend të ngrohtë” në zemrën e tij kur u pyet për një ndalim të mundshëm të platformës së medias sociale.

Ai falenderoi të birin, Barron Trump, 18 vjeç, që e njohu me platformën pasi sipas tij, me anë të TikTok arriti të fitonte mbështetje tek të rinjtë gjatë zgjedhjeve të vitit 2024.

“TikTok kishte një ndikim, kështu që po e shqyrtojmë atë,” tha Trump për aplikacionin, që përdoret nga rreth 170 milionë amerikanë. “Kam një vend të ngrohtë në zemrën time. Po flas sinqerisht.”

Kongresi miratoi dhe Presidenti Joe Biden nënshkroi një projektligj këtë vit, që kërkon nga kompania mëmë e TikTok-ut me bazë në Pekin, ByteDance, të shesë aplikacionin. Nëse nuk e bëjnë këtë, do të ndalohet në SHBA.