
Smartfoni i ri i promovuar nga Trump Organization, i njohur si “Trump Mobile” apo “telefoni i presidentit”, nuk është as amerikan, as i ri, dhe as me vlerën që i atribuohet. Mediat ndërkombëtare kanë zbuluar se telefoni është në fakt një model kinez – REVVL 7 Pro 5G – i prodhuar nga kompania Wingtech, e njohur për prodhimin e pajisjeve të lira dhe bashkëpunimin me marka si Xiaomi dhe Oppo.
Ky telefon shitet në Amazon për vetëm 177 euro, ndërkohë që versioni i markuar me logon dhe emrin e Trump, i shitur nga kompania e familjes së tij, kushton plot 499 dollarë – një rritje çmimi prej afro 180%.
Ironikisht, telefoni, megjithëse shitet me flamurin amerikan në paketim, nuk ka asnjë lidhje me prodhimin amerikan. Ai është thjesht një pajisje e ribranduar, që shitet shtrenjtë vetëm nga emri i Trump.