Vodafone Albania bëhet, operatori i parë që do të përdorë teknologjinë hapësinore, për sinjal edhe më të fortë

Vodafone i drejtohet teknologjisë hapësinore për të zgjidhur një sfidë tokësore – si të sigurojë që antenat 4G dhe 5G të vendosura në tokë të jenë gjithmonë të pozicionuara me saktësi, për të garantuar sinjalin më të mirë për përdoruesit.
Zgjidhja e Vodafone për këtë sfidë do të nisë të zbatohetfillimisht në Shqipëri, që nga muaji shtator, përpara se të shtrihet edhe në vende të tjera. Ajo konsiston në instalimin e sensorëve me guidë satelitore brenda antenave të reja tëvendosura në majat e shtyllave celulare. Me këtë risi, Vodafone bëhet operatori i parë që përdor një teknologji të tillë në një rrjet komercial, duke siguruar që antenat të jenëtë orientuara saktë që në fillim dhe të mbeten të tilla edhe më pas.
Nëse antenat mobile nuk janë të orientuara në mënyrëperfekte, për shembull, nëse janë zhvendosur me kalimin e kohës për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike apo aktivitetit sizmik, cilësia e lidhjes mund të përkeqësohet ndjeshëm.
Sensorë të drejtuar nga satelitët
Aktualisht, instalimi i antenave bëhet manualisht dhendonëse inxhinierët kanë aftësinë për t’i pozicionuar ato në mënyrë optimale, ky nuk është një proces i thjeshtë. Nëlartësi deri në 50 metra, ata duhet të marrin parasyshazimutin (këndin e orientimit ndaj veriut gjeografik), pjerrësinë për të përcaktuar distancën dhe zonën që mbulonsinjali, si dhe lartësinë mbi nivelin e detit për të shmangurpengesa që mund të ndikojnë në performancën e antenës. Sfidat rriten edhe më tej kur në të njëjtën shtyllë janëvendosur antena nga operatorë të ndryshëm.
Për të përballuar këto sfida, Vodafone po integron sensorëtë posaçëm brenda vetë antenave. Këta sensorë do të mbledhin informacion të bazuar në GPS nga module tëvendosura në pika të ndryshme të antenës, së bashku me tëdhëna të tjera mbi performancën. Më pas, të dhënat transmetohen menjëherë në një nga qendrat e operimit tërrjetit të Vodafone, duke u mundësuar inxhinierëve që të ripozicionojnë antenën automatikisht ose të dërgojnë njëekspert në terren për instalime më të ndërlikuara.
Saktësia në rrjet është thelbësore
Alberto Ripepi, Drejtor i Rrjetit në Vodafone, u shpreh: “Ndërsa telefonat smart bëhen gjithnjë e më funksionalë, saktësia e rrjetit bëhet gjithashtu jetike. Orientimi i saktë iantenave është tashmë një nga elementët më kritikë nëinstalimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve celulare me performancë të lartë. Duke integruar sensorë në antenat e reja, ne mund t’i kalibrojmë më lehtë për të ofruar cilësinë më të mirë të sinjalit për klientët tanë.”
Gjatë instalimit, çdo antenë duhet të orientohet në mënyrëtë tillë që të mbulojë zonën specifike të synuar, duke minimizuar ndërkohë ndërhyrjet me qelizat fqinje. Pozicionimi i saktë i antenave ndihmon në eliminimin e zonave pa mbulim, rrit shpejtësinë e të dhënave, përmirëson reagimin e lidhjes dhe redukton numrin e thirrjeve të ndërprera. Kjo qasje inovative do të zvogëlojënevojën për ndërhyrje të shumta në terren për rregullime, duke ulur ndjeshëm edhe kostot e mirëmbajtjes me kalimine kohës.
Vodafone po bashkëpunon ngushtë me furnitorët e saj tërrjetit për të siguruar që informacioni i mbledhur nga sensorët të jetë i lehtë për t’u përpunuar dhe i qëndrueshëmnë të gjithë rrjetin pan-evropian, përmes një protokolli tëstandardizuar të industrisë. Në perspektivë, qëllimi iVodafone është të kontrollojë në mënyrë dinamike pozicionin e antenave në përputhje me kërkesat në kohëreale – qoftë për t'Iu shërbyer udhëtarëve në të përditshmene tyre, tifozëve në stadiume apo pjesëmarrësve në festivalemuzikore.
Rrjeti si sensor
Kjo risi e fundit teknologjike është pjesë e një programi më të gjerë të quajtur “Rrjeti si sensor”, i cili shfrytëzon shtrirjen e gjerë gjeografike të Vodafone me rreth 160,000 shtylla në të gjithë Evropën dhe Afrikën. Në këtë kuadër, Vodafone po përdor sensorë të vendosur në shtyllat e sajpër të parashikuar reshjet dhe kushte të tjera atmosferike në nivel mikro-klime, duke mundësuar njoftimin në kohë të qytetarëve dhe ekipeve të emergjencës për përmbytje apo rreziqe të tjera natyrore dhe të shkaktuara nga njeriu.