Tech

Zbuloni modelin e tharëses Samsung  që do të ndryshojë një herë e përgjithmonë përvojën e larjes së rrobave tuaja

Zbuloni modelin e tharëses Samsung  që do të ndryshojë

Larja e rrobave në periudhën e dimrit është një nga gjërat që shpesh herë është në fund të listës së gjërave për t'u bërë dhe kjo jo për faktin së është vështirë t'i lash por tharja e tyre në kohë të lagësht është thuajse një mision i pamundur. Shumë prej jush mund t'i nderni brenda, por ky është gabimi që nuk duhet të bëni kurrë. Më këtë gjë vijnë jo pak shqetësime shëndetësore, ndaj më mirë të ndryshoni zakon. E për t'ju ardhur me një zgjidhje sa praktike aq dhe efikase sot do t'ju prezantojmë tharësen Samsung, që është një një dëshmi e inovacionit modern, duke kombinuar teknologjinë e avancuar me një dizajn të mirë menduar për të ndryshuar një herë e mirë mënyrën sesi i thani veshjet. Zbuloni më poshtë vetëm disa nga modalitet dhe karakteristikat e kësaj pajisjeje që do të ndryshojë një herë e përgjithmonë përditshmërinë tuaj.

Efikasitet i lartë i energjisë

Me një vlerësim të efikasitetit energjetik A+++, kjo tharëse përdor teknologjinë me pompë nxehtësie, e cila përdor ftohës (ok nuk do t'i hymë shumë pjesës teknike këtu) në vend të energjisë elektrike për të ngrohur ajrin. Kjo siguron një tharje më efikase dhe të butë për rrobat. Për më tepër, sistemi riciklon ajrin e ngrohtë, duke minimizuar harxhimin e energjisë.

Zbuloni modelin e tharëses Samsung  që do të ndryshojë

Tharje Inteligjente me teknologjinë AI Dry

Integrimi i Inteligjencës Artificiale AI Dry, bën që tharësja e rrobave Samsung të monitorojë lagështinë e rrobave në kohë reale. Kjo teknologji inteligjente rregullon automatikisht nxehtësinë sipas peshës dhe përmbajtjes së lagështisë së çdo lavatriçeje të bërë, duke rezultuar në një tharje më të shpejtë, më të saktë dhe më të butë për veshjet tuaja. Kjo gjithashtu redukton konsumin e energjisë deri në 10%.

QuickDrive™ për ata që nuk kanë shumë kohë

Për ata që kanë një rutinë të ngarkuar, funksioni QuickDrive™ është një shpëtim i madh. Ky opsion zvogëlon kohën e tharjes deri në 35% pa ndikuar në performancën e tharjes, duke e bërë menaxhimin e larjes më të shpejtë dhe më efikas.

Funksioni Higjienik për të gjithë ata që janë të ndjeshëm ndaj alergentëve

Funksioni Hygiene Care eliminon 99.9% të baktereve dhe alergjenëve nga rrobat, duke siguruar jo vetëm tharjen e tyre, por edhe një pastërti higjienike. Kjo veçori është veçanërisht e dobishme për njerëzit me alergji ose fëmijët e vegjël.

Tharësja ka një panel kontrolli intuitiv dhe ofron lidhje wi-Fi, duke i lejuar përdoruesit të monitorojnë dhe kontrollojnë ciklet e tharjes nga distanca përmes një aplikacioni në smartphone. Kjo integrim i teknologjisë inteligjente e bën menaxhimin e larjes më fleksibël dhe më të personalizuar.

Ne mund të vazhdojmë gjatë me argumenta që një elektroshtëpiake e tillë është po aq e dobishme sa lavatriçja, por po ju lëmë të shkoni në një pikë shitjeje dhe të shikoni nga afër se çfarë mrekullie është kjo pajisje.

Për më shumë informacion rreth produkteve Samsung, ju lutemi vizitoni https://www.samsung.com/al/.