VIDEO

Video e kampionit që fle në stol nxit dyshime mbi kushtet në Lojërat Olimpike në Paris

Video e kampionit që fle në stol nxit dyshime mbi kushtet në

Notari italian dhe fituesi i medaljes së artë olimpike Thomas Ceccon u filmua duke fjetur nën një pemë pasi shprehu ankesën e tij në lidhje me kushtet në Lojërat Olimpike të Parisit 2024. Video e 23-vjeçarit është bërë virale dhe ka nxitur reagime në rrjet mbi kushtet ku lojtarët ndodhen.

Notari italian, i cili fitoi medaljen e artë olimpike, ishte ankuar publikisht për ambientet e akomodimit. Ceccon përmendi mungesën e kondicionerëve dhe cilësinë e ushqimit si një arsye që atletët kanë lëvizur.

“Atje nuk ka ajër të kondicionuar, është vapë, ushqimi është i keq. Shumë atletë lëvizin për këtë arsye: nuk është një alibi apo justifikim, është realiteti i asaj që ndoshta jo të gjithë e dinë.'


'Është e vështirë për të fjetur si gjatë natës ashtu edhe pasdite' - Thomas Ceccon

Ceccon shtoi se lodhja e tij ka qenë një faktor kryesor prapa performancës së tij të dobët në Lojërat Olimpike në 200 metra shpinë, duke thënë, cituar nga New York Post:

“Jam i zhgënjyer që nuk arrita në finale, por isha shumë i lodhur”.

Shefi i Shoqatës Olimpike Britanike Andy Anson gjithashtu përmendi problemet me ushqimin, siç citohet nga New York Post:

“Nuk ka ushqime të caktuara si vezë, pulë, karbohidrate. Dhe pastaj është problem cilësia e ushqimit, me mish të gjallë që u shërbehet sportistëve”.

Nuk ka ende asnjë reagim nga organizatorët e Lojërare Olimpike.