Videopodcast

Episodi 2 i ZëmeMirënPodcast me Primo Shllakun

Episodi 2 i ZëmeMirënPodcast me Primo Shllakun

Në këtë episod u ritakova me Primo Shllakun. 5 vite pas podcast-it të parë me të, që sot e kësaj dite ma përmendin dhjetëra ndjekës.

Ka humbur gruan, dashurinë e jetës, së fundmi. Ka bashkëjetuar me demencën e saj. Ka folur për këtë temë si rrallëkush dhe në fund do të gjeni deklaratën më të bukur të dashurisë që lidh dy njerëz.

Folëm për jetën dhe Primon që edhe një herë e ndezi këtë platformë. Shijojeni dhe bëjeni ‘share’ tek njerëzit që doni këtë episod se është më shumë se një bizhu.

*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Vodafone, Lajthiza, Metropolitan, ABI Bank, TUMO, Globus Travel

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore