Videopodcast

Episodi i ZëmeMirën me Adelina Jashari Bikliq

Episodi i ZëmeMirën me Adelina Jashari Bikliq

Adelina Jashari Bikliq është historia e këtij episodi. Ajo është personifikimi i njeriut që ka ditur të zgjedhë jetën që do. Juristja që braktisi profesionin për të bërë torta mund të ishte një titull sipërfaqësor për të. Por historia e saj është shumë më tepër se kaq. Eshtë pasioni që nuk heshti, talenti që kërkoi dritë, guximi për të qenë vetja dhe mbi të gjitha, guximi për të qenë e lumtur.

Adelina zgjodhi veten. Dhe sot, tortat e saj "Michelin" nuk janë thjesht ëmbëlsira. Janë vepra arti. Janë histori. Janë provë se kur pasioni bashkohet me disiplinën, lind excellence.

Ky është një rrëfim për kthesat e jetës, për rrezikun që ia vlen, për momentin kur e kupton se statusi nuk të ushqen shpirtin, por krijimi po.

Dhe ndoshta, pas këtij episodi, do ta pyesni veten: Nëse do të kisha guximin, çfarë do të zgjidhja të isha unë?

*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga ABI Bank, Vodafone, Lajthiza, Metropolitan, Melia, TUMO