Videopodcast

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Erik Fullanin

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Erik Fullanin

Zememirën Podcast nuk dua kurrë ta bëj një makijazh për jetën. E di… historitë e bukura, sukseset, lavdet, janë ato që marrin duartrokitjet dhe “likes” Por unë dua të flas edhe për anën tjetër: për gabimet, dështimet, paragjykimet. Sepse jeta nuk është vetëm me heronj. Në këtë frymë, këtë herë u ula me Erik Fullanin, një djalë që e ka njohur famën, por edhe paragjykimin… dhe për një kohë, edhe urrejtjen. Djali i dy prindërve intelektualë, por edhe simbol i një brezi që u rrit me gjithçka gati. Vetëm se… as fama, as pasuria, as mbiemri nuk të mbrojnë nga dallgët e jetës. Në këtë episod, Erikun do ta shihni si kurrë më parë. Të sinqertë, të ndershëm, të zhveshur nga imazhi publik. Ky është qëllimi i Zememirën të dëgjojmë, të kuptojmë, dhe ndoshta… të gjykojmë më pak

Ndiqni episodin e plotë në Youtube: