
Kjo është një nga ato biseda që i rezistojnë kohës.
Edhe pse jetojmë në një epokë që fshin gjithçka shpejt, rrëfimet e mira nuk zhduken kurrë.
Diku të bëjnë të qeshësh, diku të qash, e diku të ndalesh e të reflektosh.
Genti nuk është prototipi i artistit të suksesshëm.
Ai ka mbetur, në thelb, po ai djali - djali i një mekaniku nga Shëngjini që arriti të realizojë ëndrrën për t'u bërë aktor.
Dhe mbi të gjitha, Genti të kujton diçka të thjeshtë, por thelbësore: ëndrrat nuk realizohen vetëm me talent. Duhet të punosh, ndonjëherë edhe falas. Duhet të kërkosh çdo mundësi që jeta të jep.
*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga ABI Bank Vodafone, Lajthiza, Melia, Metropolitan, TUMO
*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit
Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore