
Kur Roza foli në Big Brother për historinë e padëgjuar të Ritës, për martesën e dhunshme që kishte zgjatur me vite, u trondita. Por nuk thashë: "Si ka mundësi?" Sepse njerëzit që qeshin nuk do të thotë domosdoshmërisht se janë të mbrojtur nga disfatat e jetës. Thjesht, disa e duan jetën me aq forcë dhe sinqeritet, sa ajo vetë u mbijeton çdo stuhie. Dhe kjo nuk është punë artistësh.
Ringritja nuk është privilegj i famēs.
Është punë tjetër... do e gjeni në këtë episod edhe përgjigjen.
*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Smile.al, Vodafone, Lajthiza, Melia, Metropolitan, TUMO
*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit
Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore