
Mos e keqkuptoni këtë episod si një podkast për çantat vintage.
Ky është një podkast për ata gë duan të jenë autentik, jo uniformë, apo lustër vitrine.
Është sigurisht historia e një vajze nga Berati, që me monedhat që i jepte mami kur ishte e vogël, pa e ditur zbuloi pasionin e jetës tek rrobat e përdorura dhe që më vonë do t'i kthehej në profesionin e jetës!
Vilma Bojaxhiu la informatikën dhe sot jeton në New York ku ka ngritur një biznes që po rezulton sukses. Ajo di të njohë çantat origjinale, por di edhe t'i gjejë ato deri në Tokio.
Por ajo nuk i do të reja. Vetë mban një Chanel të 1994.
Viti ka lidhje me Vilmën.
Se sot gocat me shije kanë stil diskret dhe duan
mesazhe fabul në atë që veshin e mbajnë në dorë.
Vajzat dhe gratë shqiptare e ndjekin dhe nëse ke
TikTok e sigurt që Vilma të del ngado. Vilma është një algoritëm.
*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Smile.al, Vodafone, Lajthiza, Melia, Metropolitan, TUMO, SPAR
*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit
Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore