Videopodcast

Episodi i ZëmeMirën Podcast me Valbona Kalaja

Episodi i ZëmeMirën Podcast me Valbona Kalaja

Valbona Kalaja, bashkëshortja e gjyqtarit Astrit Kalaja, vjen në këtë episod me një rrëfim ekskluziv.

Më 6 tetor, në mëngjes, ajo ishte një grua e qetë dhe e lumtur. Kishte përcjellë bashkëshortin për në punë, pa e ditur se gjithçka që kishte vënë re gjatë javës së fundit, çdo detaj i vogël e çdo ndjesi e paqartë, më vonë do t'i kthehen dhe lidhen diku.

Ky është një rrëfim për të kuptuar, jo për të akuzuar.

Një rrëfim për të bërë pyetje dhe për t'i kërkuar përgjigjet nën dritën e së vërtetës.

Eshtë sidomos një rrëfim i një gruaje që nuk do të harrojë.

*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Smile.al, Vodafone, Lajthiza, Melia, Metropolitan, TUMO

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore