Videopodcast

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Altin Gocin

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Altin Gocin

Ftova Altin Gocin në këtë episod. Jo për të folur për ditëlindjen time sigurisht, por çdo gjë ndodh për një arsye dhe u desh një festë për t'u takuar.

Folëm për muzikën e mirë dhe pse-në 1 milion dollarëshe për këngët e bukura të viteve '90 që nuk u përsëritën më, me ndonjë përjashtim të vogël, patjetër.

Folëm për lirinë që të jep refuzimi i kompromiseve.

Folëm për familjen, prindërit që mungojnë, për Irenën, gruan që e dashuron pa ndërprerje që kur ishte 20 vjeç.

Është një episod që do e gjejnë veten 40-vjeçarët e sipër, por uroj ta shohin edhe të tjerët për të kujtuar se veprat e mira nuk vdesin kurrë. Siç kënga "Ëndërroj" na ndërmend vlerën e paçmuar të gjësë së mirë.

*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Vodafone, Metropolitan, Credins (Smile), Eurosig, UBA, TUMO, Lajthiza, Globus Travel, Fashion& Friends

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore