
Në këtë episod kam takuar Amarda Toskën.
Ami më është dukur gjithmonë një temperament i qetë, nga ato karaktere që nuk e trazojnë jetën me shumë aventura.
As bukuria dhe as fama nuk ia komplikuan jetën asaj asnjëherë. E njoh prej shumë vitesh Amin dhe në këtë podcast doja që ta kuptonim më shumë këtë dimension të saj si njeri. Se ne njerëzit ndonjëherë mundohemi më shumë sesa na takon.
Ami dhe zgjedhjet e saj në jetë janë një moment për t'u ndalur!
43 vjeç, ajo është sot më e pjekur, më e sigurt, e bindur që ka bërë mirë që i ka besuar arsyes më shumë sesa zemrës. Interesante kjo!
Dhe po njësoj e pashme siç para 20 vjetësh. Ndoshta është e vetmja që kam takuar këto kohë që nuk ka bërë ende një botoks.
Zgjedhjet e Amit pra…
*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Vodafone, Lajthiza, Metropolitan, ABI Bank, Eurosig, TUMO
*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit
Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore