Episodi i ZëmeMirënPodcast me Antoneta Ndrekën e Lufrës

Para disa vitesh kisha dëgjuar rastësisht se pas suksesit të shishes së kosit që blinim në shtëpi, Lufrës, ishte një grua.
Më pëlqejnë historitë me gra që dinë të çojnë para një ide dhe që nuk dorëzohen.
Si Antoneta e Lufrës, që nga një mamí në fshat, e gjeti veten në biznes. Duke u zgjuar në 3 të natës për 15 vite rresht.
Ishte vetëm 25 vjeçe kur e nisi bashkë me Benin, bashkëshortin e saj. Idenë ua dha një mik. Beni pati nuhatjen, por Antoneta pati forcën dhe rezistencën.
Nuk u dorëzuan asnjë ditë, derisa e gjetën veten duke u bërë më të mëdhenj se vetë ideja e tyre. Me pak fjalë, as vetë nuk ua merrte mendja se do ngjiteshin aq lart.
Tani gjërat kanë ndryshuar që nga vitet ‘90.
Në kompani janë edhe dy djemtë, Luisi dhe Franci. Aty e kupton edhe nga vjen emri “Lufra”.
Është një histori shqiptare, me të gjitha anët e saj. Me lopë dhe fermerë. Me negociata (në ato fillime) me tre fjalë në anglisht, por me shumë instinkt. Ne fund, instinkti siç e kemi thënë ja merr çdo shkolle.
*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Smile.al, Vodafone, Lajthiza, Melia, Metropolitan, TUMO
*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit
Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore