Videopodcast

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Blerina Bombaj

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Blerina Bombaj

Në këtë episod takova Blerina Bombajn.

Nuk folëm për dieta, ato Blerina i bën prej 20 vitesh, por shkuam më tej, në një bisedë për trupin e trurin e njeriut.

Për ushqimet që na zgjasin jetën, që na forcojnë trurin, për sekretet që fshihen në trupin tonë, dhe për mënyrën si ai na flet, nëse dimë ta dëgjojmë.

Blerina beson se njeriu ka aftësinë për t’u vetëshëruar, por jo të gjithë e dinë, e ndoshta s’e pranojnë këtë.
Për këtë, ajo ka tezat dhe përvojat e saj, që të bëjnë të mendosh ndryshe.

Është një episod që të mban mbërthyer dhe të fut në mendime.

*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Credins Bank, Vodafone, Lajthiza, Melia, Metropolitan, TUMO

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore