
Julia Hoxha është CEO e kompanisë Health Tech, “Zana”.
Jeton në Berlin bashkë me Armandin, partnerin e saj në jetë dhe në kompani. Të dy bashkë në vitin 2006 në Tiranë kishin një jetë dhe një punë shumë të mirë. Shqipëria.com që kishin themeluar atëherë ishte edhe më i famshëm se Facebook, në Shqipëri dhe në diasporë. Bëhet fjalë per mesin e viteve 2000.
Por Julia donte më shumë dhe kështu nisi një udhëtim i gjatë, prej 19 vitesh në Gjermani. Bashkë folëm në këtë episod për Inteligjencën Artificiale dhe sesi ajo po futet në jetën tonë çdo ditë. Ne ankohemi për të, por e përdorim dhe e duam. Ndërsa Julia do të japë argumentet e saj.
Aktualisht kompania “Zana” po punon me një app që do të mund të thjeshtojë punën e doktorëve, por edhe zvarritjet e pacientëve, kryesisht ata me zemër, që nëpërmjet zërit të kuptojmë nëse po shërohen apo po përkeqësohen.
Interesant si fakt eee?!
*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Vodafone, Lajthiza, Metropolitan, ABI Bank, TUMO, Globus Travel
*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit
Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore