
Historia e të ftuarit të këtij episodi është nga ato që frymëzojnë.
Janë ato histori që nisin nga zero, pa garanci, pa rrugë të hapura, dhe që ndërtohen hap pas hapi, me punë dhe këmbëngulje.
Dhimo Koça është ndoshta një njeri me fat. Por mbi të gjitha, është një njeri i punës.
Nga një marangozi e vogël në Gjirokastër, në vitin 1993, sot Veko është një nga emrat më të njohur në mobilimin e shtëpive shqiptare.
Por kjo nuk është vetëm një histori suksesi.
Është një histori rruge.
Me ditë të vështira.
Me momente kur ndoshta gjithçka mund të kishte ndalur.
Siç e dini, do të vazhdoj të takoj CEO herë pas here, për të dëgjuar jo vetëm për majat që kanë arritur, por për rrugën që i ka çuar deri aty.
Sepse në fund, nuk është suksesi që na mëson më shumë.
Është përvoja.
*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga ABI Bank, Vodafone, Lajthiza, Melia, Metropolitan, TUMO
*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit
Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore