Videopodcast

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Dr. Artan Bodecin

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Dr. Artan Bodecin

Ia kisha premtuar doktor Tanit që do ta ftoja në podkast sa herë që me humor më ngacmonte: si s’më ftove njëherë në sallën tënde të operacionit..?! Po do ta bëja kur historia ime të ishte bërë publike se ashtu bënte sens.

Doktor Artan Bodecin e ftova për ju më shumë. Se unë e kam njohur, i kam besuar dhe e kam zgjedhur pa ekuivok në një çast vendimtar të jetës sime.

Dëgjoni një doktor-artist, një filozof në mendim, një mjeshtër në bisturi, por mbi të gjitha një doktor-njeri.

Folëm për jetën, për marrëdhënien pacient-bluza të bardha që vit pas viti veç po venitet, po gërryhet, i dikurshmi raport idealist. Ka shpjegime aq të thjeshta por po aq filozofike.

*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga ABI Bank, Vodafone, Lajthiza, Metropolitan, TUMO

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore