Videopodcast

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Dr. Orion Gliozhenin

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Dr. Orion Gliozhenin

Në këtë episod vjen doktori i famshëm Orion Gliozheni. Një rrëfim nga fekondimi i parë In Vitro, me disa ndalesa në fëmijëri, ku rrallë ndodh që një fëmijë ta presë në sallën e lindjes babai. Në rastin e doktor Gliozhenit edhe i ka dhënë jetën edhe ia ka shpëtuar jetën. Është një episod që të kujton se fatin njeriu e bën edhe vetë. Sot ai do të ishte inxhinier, por një kthesë e fortë 360 gradë i dha atij një dritë tjetër.

Nuk është i fjalëve doktori dhe këtë pak a shumë ia vënë në dukje herë pas here, por në fund të këtij episodi është ajo ndjesia e njerëzve që bëjnë gjëra të mëdha, ndryshojnë jetë dhe përcaktojnë epoka në një shoqëri, siç bëri Gliozheni duke pasur kurajën të nisë në Shqipërinë e viteve 2000 një projekt aspak të lehtë, e plot paragjykime.

*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Vodafone, Lajthiza, Metropolitan, Credins Bank, TUMO, Globus Travel, Fashion Company

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore