Episodi i ZëmeMirënPodcast me Dr. Sokol Isaraj

Një tjetër doktor që na duhet ta dëgjojmë para se të vendosim ta takojmë.
Dhe po, të dashur ndjekës të Zemëmirën Podcast, 2026 duket se është viti i rikthimit tek fytyra. Jo vetëm si metaforë edhe pse më pëlqen shumë si simbolikë por si një akt konkret.
Më duket se kemi arritur pikën e vlimit me fytyrat “instagramore”: buzë të fryra, mollëza të ngritura, hundë si e Michael Jackson, bel, gjoks e vithe të modeluara sipas një standardi të vetëm.
Sigurisht, jemi të lirë dhe me fat që jetojmë në një epokë ku mund të dukemi më bukur, më të rinj, dhe mund të riparojmë dëme. Unë jam rasti tipik që e adhuroj teknologjinë. Por kur teprohet… teprohet. Dhe nëse transformohemi në emër të një perfeksioni artificial, atëherë diçka humbet nga vetja jonë.
Për më shumë, dëgjoni Sokol Isaraj doktorin origjinal.
*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Smile.al, Vodafone, Lajthiza, Melia, Metropolitan, TUMO
*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit
Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore