Episodi i ZëmeMirënPodcast me Ema Koja Savahl

Në këtë episod takova Ema Koja Savahl. Kur u ndava me të, ika me një mendim: asgjë nuk ndodh rastësisht, aq më pak suksesi.
Madje nuk është vetëm puna ajo që të ngre lart, por edhe një lloj energjie e brendshme që të bën të kapësh çastin e duhur.
Ashtu si në vitin 1996, kur një vajzë emigrante, e pashme dhe me shije të hollë për veshjet, u ofrua të ndihmonte për të rregulluar vitrinat e një dyqani Vintage në Miami, vetëm për 5 dollarë ora.
Prej andej nisi një histori që sot do ta quaja skenar për një film në Netflix.
Për fillim, shiheni Emën në zememirënpodcast.
Ah, çfarë historie e bukur!
*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Credins Bank, Vodafone, Lajthiza, Melia, Metropolitan, TUMO
*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit
Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore