
Estela Ujka është, për shumë gra, blogerja e preferuar në Instagram.
Mami i tre vajzave, që ndan jetën e saj reale.
Por para Instagramit ka pasur një Estelë tjetër.
Jeta e saj ka njohur turbulenca. Nuk ka qenë një rrugëtim i sheshtë, as “normal” në kuptimin që i japim zakonisht kësaj fjale. Ka pasur kthesa, zgjedhje të vështira…
Në këtë episod kam vendosur ta kthej shiritin mbrapsht.
Të tregoj Estelën përtej Instagramit.
Kishim kohë që e kishim lënë këtë episod pezull, me një kusht:
do të vinte vetëm kur ajo të ishte gati ta tregonte historinë e saj të plotë. Pa fshehur asgjë. Por edhe pa lënduar askënd.
Tani është ai moment!
*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Smile.al, Vodafone, Lajthiza, Melia, Metropolitan, TUMO
*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit
Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore