Videopodcast

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Fadil Berishën

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Fadil Berishën

New York, fundvitet ’70.

Në një apartament të vogël emigrantësh në Bronx, një djalë 9-vjeçar shikon nga dritarja dritat e qytetit që nuk fle kurrë. Nuk e di ende që një ditë do të fotografojë presidentë amerikanë, yje të Hollivudit dhe do të jetë fotografi i përhershëm i Rolex-it.

Ai është Fadil Berisha. Sot, emri i tij është sinonim i suksesit, por edhe i krenarisë shqiptare. Të gjithë e kanë dëgjuar; si artist, si mentor, si dera e hapur për çdo shqiptar që kërkon një shans në Amerikë.

Pyetja ime është: si e ruajti ai ndjenjën e përkatësisë dhe identitetit në një vend që shpesh të gllabëron? Çfarë e bëri të spikaste mes qindra talentesh në fotografi? Çfarë pati Fadili që shumë të tjerë se patën?

Në këtë episod mësova dicka të bukur edhe pse prekëse. Atë sesi dhimbja, mund të kthehet në sukses. Ai nuk e ka patur në plan të bëhej fotograf, aq më pak i famshëm, por janë disa kryqëzime fatesh në jetë që na tregojnë rrugën. Pse Fadil Berisha i premtoi vetes kur ende ishte fëmijë, që do të bënte që çdo shqiptar të dukej bukur. Cfarë e lëndoi atë për prindërit? Çfarë e nxiti të nisë rrugën e vet?

Dhe më vonë kur dritat e famës u ndezën si e përballoi ftohjen me babain për shumë vite. ç’i tha ai në shtratin e vdekjes? Dhe çfarë mendon Fadili për veten sot, për suksesin, jetën e tij…


*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Vodafone, Lajthiza, Metropolitan, ABI Bank, TUMO, Globus Travel

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore