Videopodcast

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Hervin Çulin

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Hervin Çulin

Keni shumë arsye për ta ndjekur këtë episod. E para se Hervin Çuli nuk është njeri i mërzitshëm. Mund të jetë pak karakter i vështirë, por kjo i bën njerëzit më simpatik. Dhe pastaj vijnë shumë numra në renditje.

Ajo që më bëri përshtypje dhe e mendova, ishte fakti që ka një mënyrë për të thënë të vërteta, pa qenë e nevojshme arroganca aq më pak rënia në banalitet.

Folëm për jetën si regjisor, si drejtor, si aktor, si babi, si djalë i vetëm, i rritur në një familje të privilegjuar. Folëm për Shqipërinë, për të mirën dhe të keqen. Për dashurinë dhe martesën, madje edhe për David dhe Victoria Beckham. Kaq shumë gjëra thamë në më pak se një orë.

*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Vodafone, Lajthiza, Metropolitan, ABI Bank, Eurosig, TUMO

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore