Videopodcast

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Kejsi Tolën

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Kejsi Tolën

Në këtë episod fola me Kejsi Tolën.

33 vjeçe sot, por në skenë që në moshën 15-vjeçare, si një yll tek “Ethet e së premtes”.

Kejsi ka bërë një rrugëtim pa zhurmë. Larg dramave. Gjithmonë besnike e një kënge të mirë dhe kaq.

Ajo thotë se ndoshta do të donte të kishte guxuar më shumë… ndoshta?! Më pëlqen të flas me të ftuarit edhe për prindërit, fëmijërinë, jetën ku janë ndërtuar. Për lumturinë, për gabimet.

Ky është një episod si puhizë. I qetë, i vërtetë.

Kejsi të kujton se fama nuk të prish… nëse nuk e lejon.

Dhe ndonjëherë, të mos guxosh shumë është thjesht një mënyrë për të ruajtur veten, do thoja unë.

*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Vodafone, Lajthiza, Metropolitan, ABI Bank, TUMO

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore