Videopodcast

Episodi i ZëmeMirënPodcast me neurokirurgun Artur Xhumari

Episodi i ZëmeMirënPodcast me neurokirurgun Artur Xhumari

Jam me fat sa herë, një si i ftuari i këtij episodi, më thotë ‘Po’, për podcast.
Janë shqiptarë që dua t’i takoj e t`i pyes për jetën.

Neurokirurgu Artur Xhumari është rritur në një familje të ditur, me gjyshin që ndërtonte abetaren që mësuam ne, me gjyshen që i mësonte italisht e rumanisht, më pas me babain kirurg. Sot ai vetë një profesionist i pazakontë, por edhe personazh i rrallë.

Nuk është e zakontë për mua të takoj doktorë aq të qeshur dhe të butë si ai. Zakonisht mjekët janë pak më pedant. Doktor Artur Xhumari erdhi empatik dhe i qeshur.

Do ta kuptoni vetë në episod dhe ju uroj veç një orë të këndshme me doktorin e rrallë që kemi mes nesh.

*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Vodafone, Lajthiza, Metropolitan, ABI Bank, Eurosig, TUMO

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore