Videopodcast

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Odeta Banushaj

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Odeta Banushaj

Odeta Banushajn e kam ndjekur prej kohësh si blogere, por sidomos nga momenti kur vendosi të shpërngulet në Gjermani. E ndiqja me kureshtje në çdo postim.
Një vajzë e re, plot shije, ambicie dhe guxim.

E ftova në këtë episod për të folur për jetën kur e nis nga e para. Sepse jo të gjithë e kanë këtë kurajë.

Ata që e bëjnë, përveç sfidave, njohin edhe shpërblimet që jeta të jep kur rrezikon me zemër. Dhe Odeta është një shembull i bukur i kësaj: falë guximit të saj, ajo gjeti edhe dashurinë e jetës, Bastin.

E pyeta sigurisht edhe pse fotot e saj në Frankfurt duken si në film dhe të miat janë bajate dhe si të cdo njeriu të zakonshëm.

Është profesion i kohës blogimi dhe kërkon talent dhe mund, mos e paragjykoni!



*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga ABI Bank, Vodafone, Lajthiza, Melia, Metropolitan, TUMO

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore