
Kumbari i këtij podcasti është Klajdi Haruni. Këngëtari, - një ndjekës i rregullt i podcast-eve të mia, që e mësova për rrjedhojë, - një natë i ka thënë Orgesës: "Dua të dalësh e të flasësh për historinë tënde tek Mira". Dhe ja ku jemi në një episod energjik me një 35-vjeçare.
Orgesa Kalemi është fëmijë sipërmarrësish, nga ata të hershmit fare. Nuk e ka pasur të vështirë të nisë diçka vetë, por me COHL'S ajo bëri sukses prej intuitës së duhur. Zgjodhi materialin e duhur, kohën e duhur, marketingun e duhur me Lori Hoxhën dhe sidomos mësoi nga një gabim.
Gjithçka po shitej në dyqanin e saj, por ajo e kuptoi që kjo nuk do të zgjaste shumë. E kyçi dyqanin me rrobat sportive për t'u rikthyer pas 3 vitesh dhe për të bërë sukses me COHL'S brenda një muaji.
*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Vodafone, Lajthiza, Metropolitan, ABI Bank, TUMO, Globus Travel
*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit
Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore