Episodi i ZëmeMirënPodcast me Profesor Adem Tamon

Ai e ka ndërtuar jetën duke dëgjuar dhe kuptuar njerëzit.
Unë kam pasur fatin ta kem profesor në universitet.
Prej kohësh kam dashur të ulem në një bisedë me të. Por vitet e fundit Adem Tamo zgjodhi një jetë më të qetë, larg zhurmës së mediave.
Kur tha “Po”, u gëzova si rrallëherë… sepse e dija që po më priste një bisedë e rrallë.
Folëm për njeriun, këtë qenie të ndërlikuar.
Për dashuritë e pamundura. Për lumturinë. Për perfeksionin si një konstrukt psikologjik.
Një episod që ndoshta do t’ju përgjigjet pyetjeve që keni mbajtur brenda prej kohësh. Ose do t’ju ndihmojë t’i bëni pyetjet ndryshe. Sepse është ndryshe kur i dëgjon nga një psikoterapist me përvojë.
*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Credins Bank, Vodafone, Lajthiza, Melia, Metropolitan, TUMO
*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit
Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore