Episodi i ZëmeMirënPodcast me psikoterapistin Skerdi Zahaj

Po të isha sot një ndjekëse e pocdast-it do të ulesha në qetësi në dhomë dhe do të ndiqja këtë episod vetëm, pa njerëz vërdallë dhe do të mbaja shënime. Nuk ka njeri në botë që nuk ka nevojë për të. Asnjëri nga ne nuk është imun nga jeta. Ne madje nuk jemi vetëm ajo që na ka ndodhur, ne jemi po aq shumë ajo që nuk ndodhi me ne.
Është një episod që kërkon përgjigje për dashurinë. Atë që ne e kërkojmë kaq shumë, e meritojmë edhe më shumë, por shpesh e keqkuptojmë sepse e kërkojmë tek njerëzit e gabuar, e kërkojmë si një riparim të plagëve tona.
Është një episod që na mëson se çfarë fytyre ka dashuria e vërtetë. Ajo nuk është torturuese. Nuk të lë të kontrollosh telefonin, as të vësh veten në pikëpyetje.
Dhe në fund dashuria dhe njerëzit e duhur janë vetë ilaçi. Edhe psikoterapitë ndalojnë kur dikush gjen partnerin e duhur që e do dhe e mirëkupton. Por si të mbërrijmë deri këtu? Ndiq episodin dhe merr një shtysë, një sinjal, qoftë edhe reflektim.
Një përqafim të veçantë për shpirtrat e trazuar, nga ZëmeMirënPodcast 🫶
*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Vodafone, Lajthiza, Metropolitan, Credins Bank, TUMO, Globus Travel
*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit
Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore